Turqia, Bota

"Ukraina mund të mësojë shumë nga rritja e Turqisë në fushën e mbrojtjes"

“Ka kaq shumë gjëra që Ukraina mund të mësojë nga modeli turk. 30 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte që Turqia do të prodhonte dhe shiste armë në të gjithë botën”, tha zv/kryeministri ukrainas, Oleg Urusky

Ahmet Gençtürk   | 24.01.2021
"Ukraina mund të mësojë shumë nga rritja e Turqisë në fushën e mbrojtjes"

Kiev

Zv/kryeministri i Ukrainës, Oleg Urusky, tha sot se vendi i tij ka shumë gjëra për të mësuar nga bashkëpunimi i mbrojtjes me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me të përditshmen lokale "Den", zv/kryeministri Urusky tha se Turqia ka rritur aftësitë e saj të përgjithshme industriale së bashku me hapat që ka bërë në sektorin e mbrojtjes.

“Ka kaq shumë gjëra që Ukraina mund të mësojë nga modeli turk. 30 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte që Turqia do të prodhonte dhe shiste armë në të gjithë botën”, tha Urusky, i cili është gjithashtu ministri Industrive Strategjike.

Ai shtoi se Kyiv "tani po punon me Turqinë si partnerë të barabartë".

Në lidhje me marrëveshjen e fundit midis dy vendeve për korvetat e klasës ADA, ai tha se anija e parë do të ndërtohet në Turqi, ndërsa anijet tjetra do të ndërtohen në Ukrainë me mbështetjen e Ankarasë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın