Bota

Ukraina: Koha më e mundshme që Rusia të përshkallëzojë krizën është fundi i janarit

Duke theksuar se vlerësohet se rreth kufijve ukrainas ka rreth 94.000 ushtarë rusë, ministri Reznikov tha se njësia e inteligjencës po punon për të gjithë skenarët, përfshirë edhe më të keqin

Talha Yavuz   | 03.12.2021
Ukraina: Koha më e mundshme që Rusia të përshkallëzojë krizën është fundi i janarit

Kiev

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, theksoi mundësinë që Rusia të përshkallëzojë një krizë në shkallë të gjerë dhe tha se koha më e mundshme për këtë do të jetë fundi i janarit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reznikov në parlament bëri vlerësime për krizën me Rusinë.

Duke theksuar se vlerësohet se rreth kufijve ukrainas ka rreth 94.000 ushtarë rusë, Reznikov tha se njësia e inteligjencës po punon për të gjithë skenarët, përfshirë edhe më të keqin.

Reznikov vuri në dukje se sipas njësisë së inteligjencës, Rusia ka të ngjarë të përshkallëzojë një krizë në shkallë të gjerë dhe koha më e mundshme për këtë është fundi i janarit të vitit të ardhshëm.

Ai theksoi se ky është një skenar i mundshëm dhe tha se detyra e tyre është që ta pengojnë këtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın