Bota

Ukraina kërkon nga NATO "paketë parandaluese" që përfshin edhe sanksione kundër Rusisë

"Aleatëve të NATO-s u bëjmë thirrje që të veprojnë bashkë me Ukrainën për të paraqitur një paketë parandaluese", tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

Ömer Tuğrul Çam   | 01.12.2021
Ukraina kërkon nga NATO "paketë parandaluese" që përfshin edhe sanksione kundër Rusisë

Riga

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kërkoi që vendet e NATO-s të rrisin bashkëpunimin me Ukrainën dhe që të përgatisin "paketë parandaluese" që përfshin edhe sanksionet ekonomike kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kuleba u takua me ministrat e 30 vendeve aleate në seancën lidhur me Rusinë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që mbahet në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Pjesë e takimit është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në një deklaratë për gazetarët para takimit, Kuleba tha se "Aleatëve të NATO-s u bëjmë thirrje që të veprojnë bashkë me Ukrainën për të paraqitur një paketë parandaluese".

Kuleba kërkoi që NATO të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën dhe të përgatisë një paketë që përfshin edhe sanksionet, si dhe theksoi se masa të tilla kundër Rusisë janë të nevojshme.

"Nëse bashkojmë përpjekjet tona, nëse veprojmë në mënyrë të koordinuar mund ta parandalojmë presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe mund të bëjmë që të heqë dorë nga zgjedhja e skenarit më të keq. Ndërsa skenari më i keq është një operacion ushtarak", deklaroi Kuleba.

Thuhet se javët e fundit Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën. Ndërsa NATO duke vënë në dukje se Rusia ka rritur veprimtaritë e saj në kufi i bën thirrje Moskës që të ulë tensionet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në ditët e fundit shpeshherë ka paralajmëruar Rusinë se një veprim i ngjashëm i saj me atë të Krimesë në vitin 2014 kundër Ukrainës do të ketë "një kosto dhe pasoja të mëdha".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın