Bota

Ukraina dhe SHBA-ja po përgatisin "paketë parandaluese" kundër Rusisë

"Po punojmë ngushtë për të zhvilluar një paketë gjithëpërfshirëse parandaluese që përfshin sanksione të ashpra ekonomike për ta larguar Rusinë nga veprimet e tjera të saj agresive", tha Kuleba

Talha Yavuz   | 02.12.2021
Ukraina dhe SHBA-ja po përgatisin "paketë parandaluese" kundër Rusisë

Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se me SHBA-në po punojnë mbi një paketë parandaluese që përfshin edhe sanksione ekonomike gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Twitteri, Kuleba njoftoi se ka zhvilluar një takim me homologun e tij amerikan, Antony Blinken në Suedi ku ndodhet për takimin e 28-të të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

"Në takim konfirmuam partneritetin e fuqishëm strategjik Ukrainë-SHBA. Po punojmë ngushtë për të zhvilluar një paketë gjithëpërfshirëse parandaluese që përfshin sanksione të ashpra ekonomike për ta larguar Rusinë nga veprimet e tjera të saj agresive", tha Kuleba.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın