Bota

Ukrainë, mbërrin kontingjenti i dytë i pakos së mbështetjes amerikane

Ukraina ka marrë mbështetje logjistike prej më shumë se 2 miliardë dollarësh nga SHBA-ja që nga viti 2014

Talha Yavuz   | 18.10.2021
Ukrainë, mbërrin kontingjenti i dytë i pakos së mbështetjes amerikane Foto: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës/AA

Kiev

Kontingjenti i dytë i pakos së mbështetjes teknike të huaj amerikane ka mbërritur në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet se ardhja e pakos së tretë të mbështetjes pritet së shpejti. E para mbërriti më 10 tetor.

Kontingjenti tjetër i pakos së mbështetjes teknike të SHBA-së përbëhet nga pajisje mjekësore dhe të armatosura.

Në njoftimin theksohet se ndihma prej 310 milionë dollarë në pajisje mjekësore dhe armë do t'i dorëzohet Ukrainës në disa kontingjente.

Ukraina ka marrë mbështetje logjistike prej më shumë se 2 miliardë dollarësh nga SHBA-ja që nga viti 2014.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın