Bota

Ukrainë, të shtunën ditë zie për shkak të tragjedisë në shtëpinë e pleqve

Presidenti ukrainas, Zelensky u tha gazetarëve në Harkov se pas mbledhjes së të gjitha informacioneve do të ndërmarrin hapa shtesë.

Talha Yavuz   | 22.01.2021
Ukrainë, të shtunën ditë zie për shkak të tragjedisë në shtëpinë e pleqve Burimi: Presidenca e Ukrainës

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se 23 janari do të shpallet ditë zie me rastin e tragjedisë në shtëpinë e pleqve në Harkov ku si pasojë e zjarrit humbën jetën 15 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelensky u tha gazetarëve në Harkov se pas mbledhjes së të gjitha informacioneve do të ndërmarrin hapa shtesë.

Presidenti i Ukrainës u shprehu ngushëllim familjeve e viktimave në zjarrin në shtëpinë e pleqve.

Kujtojmë se të paktën 15 persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, në zjarrin që ka shpërthyer të enjten në shtëpinë e pleqve në Harkov.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın