Bota, Koronavirusi

Ukrainë, shkon në 5 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i rasteve të konfirmuara në Ukrainë është rritur në 145

Büşra Nur Bilgiç Çakmak   | 26.03.2020
Ukrainë, shkon në 5 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Kiev

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka njoftuar sot për rastin e pestë të vdekjes nga koronavirusi (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet ukrainase njoftojnë se bëhet fjalë për një grua 76-vjeçare, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga Covid-19 është rritur në 145.

Ukraina raportoi për vdekjen e parë nga koronavirusi më 13 mars.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në 200 vende dhe rajone në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın