Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Ukrainë, regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 që nga prilli

Në 24 orët e fundit u testuan 117.246 persona ku janë përcaktuar 18.881 raste ditore, ndërsa për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 412 njerëz

Talha Yavuz   | 14.10.2021
Ukrainë, regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 që nga prilli

Kiev

Në Ukrainë numri i rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) arriti në shifrën më të lartë që nga muaji prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës thuhet se në 24 orët e fundit u testuan 117.246 persona ku janë përcaktuar 18.881 raste ditore, ndërsa për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 412 njerëz.

Numri gjithsej i rasteve në vend ka arritur në 2.597.275, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 59.935 të vdekur.

Në Ukrainë numri i rasteve i cili kaloi në rënie që nga muaji maj, filloi të rritej sërish në muajin shtator.

Numri më i lartë i rasteve ditore në vend u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste.

Në vendin ku gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 164.387 persona, punimet për vaksinimin masiv filluan më 24 shkurt dhe deri më tani janë vaksinuar gjithsej 7.774.486 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın