Bota

Tërmet me fuqi 7,1 ballë godet pjesën verilindore të Japonisë

Epiqendra e tërmetit ishte pranë Fukushimas dhe u ndje edhe në kryeqytetin Tokyo, ndërsa qeveria ka formuar një task-forcë

Ali Murat Alhas  | 13.02.2021 - Përdıtësım : 14.02.2021
Tërmet me fuqi 7,1 ballë godet pjesën verilindore të Japonisë

Ankara

Pjesa verilindore e Japonisë është goditur nga një tërmet me fuqi 7,1 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në ora 23:08 sipas kohës lokale, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Në raportim thuhet se epiqendra e tërmetit ishte pranë Fukushimas dhe u ndje edhe në kryeqytetin Tokyo, duke shtuar se qeveria ka formuar një task-forcë.

Autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për një cunami të mundshëm pas tërmetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın