Bota

Twitter pezullon llogarinë e lidhur me liderin suprem të Iranit pas kërcënimit ndaj Trump-it

Llogaria u hoq pas postimit të një videoje të animuar ku përshkruhej vrasja e ish-presidentit amerikan

Ahmet Dursun   | 15.01.2022
Twitter pezullon llogarinë e lidhur me liderin suprem të Iranit pas kërcënimit ndaj Trump-it

Ankara

Twitter të premten pezulloi llogarinë e lidhur me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi kishte postuar një video të animuar që përshkruante vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Videoja është postuar edhe në faqen zyrtare të Khameneit, ku përshkruhet si “animacioni fitues nga njerëzit në konkursin 'Hero' të zhvilluar nga Khamenei.ir me temën e hakmarrjes ndaj Trump-it, (ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike) Pompeo-s dhe vrasësit e gjeneralit #Soleimani”.

Videoja u postua në Twitter nga llogaria në gjuhën perse me tekstin: "Hakmarrja është e sigurt".

Videoja tregon një lojtar golfi që i ngjan Trump-it duke u shënjestruar nga një robot nën hijen e një droni të madh në një fushë golfi.

Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë janë zotuar disa herë se do të hakmerren për vrasjen e Qasem Soleimani-t, ish-komandantit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në një sulm amerikan me dron në Bagdad më 3 janar 2020.

Po ashtu edhe një llogari tjetër e lidhur me Khamenei-n u bllokua nga Twitter vitin e kaluar për ndarjen e një imazhi të ngjashëm.

Imazhi tregonte një lojtar golfi që i ngjante Trump-it, ku shkruhej: "Hakmarrja është e pashmangshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın