Bota

Twitter mbyll llogaritë e "ekspertëve të rremë për Lindjen e Mesme" të mbështetur nga EBA

Twitter ka mbyllur llogaritë e "ekspertëve të rremë për Lindjen e Mesme" të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët bënin publikime kundër Turqisë dhe Katarit

Dildar Baykan  | 07.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
Twitter mbyll llogaritë e "ekspertëve të rremë për Lindjen e Mesme" të mbështetur nga EBA

Washington

Twitter ka mbyllur llogaritë e "ekspertëve të rremë për Lindjen e Mesme" të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilët bënin publikime kundër Turqisë dhe Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të faqes së internetit "The Daily Beast" me qendër në SHBA thuhet se Twitter ka penguar qasjen në llogaritë e tyre për personat të cilët nën emërtimin "ekspert" për Lindjen e Mesme bënin publikime në faqet e lajmeve të tilla si Newsmax dhe Washington Examiner.

Për emrat në fjalë të përdorur në 19 llogari është zbuluar se këto persona nuk janë njerëz të "vërtetë" dhe se vitin e kaluar ato kanë publikuar më shumë se 90 artikuj në 46 organe të ndryshme publikuese.

Një zyrtar i Twitter-it që ka folur për "The Daily Beast" ka thënë se kanë prova konkrete se llogaritë në fjalë janë mbështetur nga një shtet.

Ekspertët e rremë janë të shqetësuar nga prania e Turqisë në Libi

Llogaritë në fjalë kanë shprehur pikëpamje pro EBA-së në artikujt e tyre ndërkohë që kanë kritikuar Katarin dhe Turqinë si dhe kanë mbrojtur tema për të vendosur më shumë sanksione kundër Iranit.

Vihet në dukje se shkrimet në të gjitha llogaritë janë publikuar pothuajse me të njëjtat fjali dhe se ata që kanë përdorur këto llogari kanë shprehur shqetësim për rolin e Turqisë në Libi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın