Turqia, Bota

Turqia shpërndan pako ushqimore dhe produkte higjienike në Mauritani

Ndihmat e dërguara nga agjencia shtetërore turke TIKA do t'u dorëzohen 400 familjeve për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19

Erdoğan Çağatay Zontur  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
Turqia shpërndan pako ushqimore dhe produkte higjienike në Mauritani

Ankara

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë sot pako ushqimore dhe produkte higjienike për 400 familje në Mauritani, për të ndihmuar në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e agjencisë shtetërore turke TIKA thuhet se ambasadori i Turqisë në Mauritani, Cem Kahyaoğlu, i shoqëruar nga disa zyrtarë lokalë, ishin të pranishëm në dorëzimin e ndihmave.

Kahyaoğlu tha se me këto ndihma dëshmohet "vëllazëria midis popujve të Turqisë dhe Mauritanisë si dhe forca e marrëdhënieve të afërta midis shteteve dhe komuniteteve".

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti amerikan "Johns Hopkins", pandemia ka shkaktuar vdekjen e mbi 380.500 njerëzve në të gjithë botën, me rreth 6.5 milionë raste të konfirmuara ndërsa mbi 2.74 milionë njerëz janë shëruar nga COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın