Barış Gündoğan
16 Nëntor 2020•Përditësim: 16 Nëntor 2020
Gjashtë terroristë të organizatës terroriste PKK/YPG janë neutralizuar në veri të Sirisë përmes një operacioni të komandove turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët janë neutralizuar në rajonin e çliruar me operacionin "Burimi i Paqes", tha në një deklaratë ministria nga Twitter.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.