Bota

Turqia neutralizon 6 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Terroristët u neutralizuan nga komandot turke përderisa po përpiqeshin të infiltroheshin në rajonin e Operacionit "Mburoja e Eufratit"

Dilan Pamuk   | 17.10.2020
Turqia neutralizon 6 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë bëri të ditur sot se forcat turke neutralizuan 6 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan nga komandot turke përderisa po përpiqeshin të infiltroheshin në rajonin e Operacionit "Mburoja e Eufratit", theksohet në deklaratën e ministrisë.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin e qetë të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın