Bota

"Turqia, jashtëzakonisht e rëndësishme brenda NATO-s"

"Turqia vazhdon të mbetet një partnere jashtëzakonisht e rëndësishme brenda aleancës. Poashtu edhe ne vazhdojmë të jemi të lidhur me Turqinë si aleatë të NATO-s", tha Harrigian

İslam Doğru   | 14.09.2019
"Turqia, jashtëzakonisht e rëndësishme brenda NATO-s"

New York

Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropën, Afrikën dhe NATO-n, Jeffrey L. Harrigian ka deklaruar se "Turqia vazhdon të mbetet një partnere jashtëzakonisht e rëndësishme brenda aleancës", raporton Anadolu Agency (AA).

Harrigian u është përgjigjur pyetjeve për marrëdhëniet SHBA-Turqi në Qendrën e Shtypit të Jashtëm (FPC) në New York.

Ndaj pyetjeve lidhur me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 që Turqia ka blerë nga Rusia dhe për anëtarësimin në aleancën e NATO-s, Harrigian ka thënë:

"Turqia vazhdon të mbetet një partnere jashtëzakonisht e rëndësishme brenda aleancës. Poashtu edhe ne vazhdojmë të jemi të lidhur me Turqinë si aleatë të NATO-s. Nga perspektiva e SHBA-ve, ne hapur kemi folur në mënyrë të koordinuar me NATO-n rreth çështjes se çfarë është S-400. Kjo është një problem që ka vështirësi dhe që për një afat të shkurtër ne do të duhet të vazhdojmë të punojmë në rrugën tonë, duke pranuar se nuk ka vend që një S-400 të operojë brenda Turqisë".

Ai nënvizoi se SHBA do të vazhdojë të punojë me Turqinë e cila është një anëtare e NATO-s dhe se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve nga pikëpamja ushtarake janë shumë të forta.

"Në rrugën tonë do të ketë gjithmonë tensione mbi të cilat do të punojmë, por unë mund t'iu siguroj ju se puna që ne po bëjmë së bashku me partnerët tanë turq është shumë solide", tha Harrigian.

"Kemi arritur të bashkojmë ekipin"

Në pyetjen rreth zonës së sigurtë nën partneritetin SHBA-Turqi në Siri dhe patrullimet e përbashkëta, Harrigian tha se "Unë mendoj se është një dhuratë për ekipin kolektiv që kemi bashkuar këtë në një kohë shumë të shkurtër".

"Siç e dini, në mënyrë tipike kërkon një kohë të konsiderueshme për të kuptuar detajet dhe mjedisin. Por, si SHBA dhe Turqi, kemi kuptuar rëndësinë se duhet të shënojmë përparim për t'u bashkuar në fushat që kemi pranuar. Natyrisht që ka mosmarrëveshje në një mjedis kompleks dhe të vështirë. Ne duhet të siguroheshim që të kishim një kuptim të përbashkët lidhur me atë se ku do të operonim dhe si do të punonim dhe kjo merr kohë. Siç theksova, ne arritëm ta bashkonim ekipin", nënvizoi Harrigian.

"Incirlik është jashtëzakonisht i rëndësishëm"

Harrigian ka vënë në dukje se dy vendet kanë treguar një punë shembullore në çështjen e bazës Incirlik. "Incirlik për ne është një vend strategjik, jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nga atje ne marrim një mbështetje të jashtëzakonshme nga partnerët tanë turq", tha ai.

Pasi e ka përcaktuar bazën Incirlik si një vend ku formohen marrëdhënie të rëndësishme si rezultat i besimit dhe punës ndër vite, Harrigian tha: "Mendoj se ky është një territor ku gjërat e tjera në botën tonë nuk duhet të humbin brenda saj".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.