Bota

Turqia dhe Rusia vazhdojnë bisedimet për prodhim të përbashkët të sistemit S-400

Moska dhe Ankaraja bisedojnë rreth prodhimit të përbashkët të pjesëve të sistemit për mbrojtje ajrore S-400

Elena Teslova,Emre Gürkan Abay   | 22.07.2019
Turqia dhe Rusia vazhdojnë bisedimet për prodhim të përbashkët të sistemit S-400

Moskë

Ankaraja dhe Moska po bisedojnë në lidhje me prodhimin e përbashkët të pjesëve të sistemit për mbrojtje ajrore S-400.

Kreu i kompanisë ruse eksportuese të armëve Rostec, Sergey Chemezovm, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) në Moskë tha se Turqia interesohet për modulet më të reja luftarake ruse, sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të ndryshme dhe sistemeve anti-tank.

Sipas tij, dy shtetet po bisedojnë rreth ndihmës së mundshme ruse ndaj Turqisë në krijimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë.

"Moska dhe Ankaraja po konsultohen në sferën e prodhimit të licencuar të pjesëve të sistemit për mbrojtje ajrore S-400. Pëpos kësaj, Turqia është e interesuar për modulet më të reja luftarake ruse, sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të ndryshme, si dhe sistemeve anti-tank. Bisedimet po vazhdojnë për ndihmën ruse ndaj Republikës së Turqisë në krijimin e sistemit kombëtar të mbrojrjes ajrore dhe me rreze të gjatë", thotë Chemezovm.

Chemezov rikujtoi se Rusia ka përshpejtuar dërgesën e sistemit S-400 në Turqi.

"Një praktikë e këtillë në tregun botëror të armëve është e rrallë. Mirëpo, industria ruse i konfirmoi mundësitë e saj dhe ne shkojmë në mënyrë të përpiktë sipas orarit. Dërgesat e para të pjesëve të sistemit janë bërë këtë muaj", tha ai.

Chemezov çmoi Turqinë si "një prej partnerëve kyç të Rusisë dhe kompanisë Rostec".

"Bashkëpunimi ushtarako-teknik mes Moskës dhe Ankarasë shfaq dinamika pozitive. Falë dialogut të afërt dhe konstruktiv mes udhëheqësisë politike të shteteve tona dhe kontakteve të biznesit mes qarqeve industriale dhe institucioneve, me sukses po tejkalomë përpjekjet e konkurrentëve për të ndërhyrë në marrëdhëniet tona. Ne kemi disa projekte të përbashkëta për zhvillimin e sistemeve të avancuara të avionëve dhe helikopterëve, pjesë të automjeteve të blinduara, shërbimet pas shitjes së armëve", tha Chemezov.

Shefi i kompanisë Rostec gjithashtu tha se bashkëpunimi në nivel të lartë ushtarak dhe teknik është një bazament i mirë për të zgjeruar ndërveprimet në jetën civile.

"Ne jemi të gatshëm për formate të ndryshme të bashkëpunimit teknologjik, duke përfshirë edhe sferat e teknologjisë së lartë siç është industria e hapësirës ajrore, prodhimi i helikopterëve dhe energjisë", tha ai.

Që nga viti 2017, Turqia dhe SHBA kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me vendimin e Turqisë për të blerë S-400, një sistem mbrojtës raketor i prodhimit rus. SHBA u kërcënua se do të prishë kontratën për t'i shitur Turqisë avionët F-35 shkaku i mosmarrëveshjes.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sistemi rus nuk do të jetë i përshtatshëm me sistemet e NATO-s dhe se do ta ekspozonte avionin F-35 ndaj një dredhie të mundshme ruse.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për Aleancën.

Dorëzimi i pjesëve të sistemit S-400 filloi javën e kaluar dhe po vazhon, me 14 dërgesa të pjesëve përbërëse që deri më tani kanë arritur në Turqi në nëntë ditët e fundit.

Dorëzimi i dërgesave do të vazhdojë deri në muajin prill të vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın