Bota

"Turqia dhe Rusia luajnë një rol shumë të fuqishëm në çështjen e Libisë"

"Sot evropianët janë më aktivë në krahasim me 6 muaj më parë, por aktualisht Rusia dhe Turqia luajnë një rol shumë të fuqishëm në çështjen e Libisë", vlerësoi Borell

Yusuf Özcan   | 15.01.2020
"Turqia dhe Rusia luajnë një rol shumë të fuqishëm në çështjen e Libisë"

Strasburg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se aktualisht Rusia dhe Turqia luajnë një rol shumë të fuqishëm në çështjen e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borell në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg duke folur në lidhje me krizën libiane tha se në Libi do të sigurohet armëpushimi.

Ai rikujtoi se lideri i forcave të armatosura jolegjitime në Libi, Khalifa Haftar u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit. "Mund të garantoj se në Libi do të sigurohet armëpushimi", theksoi Borell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se ata gjithashtu mbështetin procesin e Berlinit për çështjen e Libisë.

"Sot evropianët janë më aktivë në krahasim me 6 muaj më parë, por aktualisht Rusia dhe Turqia luajnë një rol shumë të fuqishëm në çështjen e Libisë", vlerësoi Borell duke shtuar se zgjidhja e krizës në Libi nuk është mënyra ushtarake.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın