Bota

Turqia dhe Holanda synojnë të rrisin vëllimin tregtar në 10 miliardë dollarë

Duke folur në Komitetin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turko-Holandez në kryeqytetin turk Ankara, Pekcan tha se pas një pauzë, lidhjet e tregtisë dhe ekonomike midis dy vendeve kanë marrë një vrull

Tuba Şahin,Aysu Biçer   | 11.09.2019
Turqia dhe Holanda synojnë të rrisin vëllimin tregtar në 10 miliardë dollarë

Ankara

Turqia dhe Holanda synojnë të rrisin vëllimin e tyre tregtar në 10 miliardë dollarë në fazën e parë, nga niveli aktual prej 8 miliardë dollarë, tha sot ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Komitetin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turko-Holandez në kryeqytetin turk Ankara, Pekcan tha se pas një pauzë, lidhjet e tregtisë dhe ekonomike midis dy vendeve kanë marrë një vrull.

"Ne nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me Holandën, si një koncept i gjerë, duke i dhënë përparësi fushave të tilla si investimet bilaterale, standardizimi, energjia, transporti, qytete të mençura dhe të gjelbërta, ekonomia e riciklimit, shkenca, inovacioni dhe sipërmarrja e grave", tha Pekcan.

Në takim, Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) dhe Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore nënshkruan një letër me qëllim që të bashkëpunojnë në fushat e shkencës dhe inovacionit.

TUBITAK është agjenci kombëtare e Turqisë që luan rol kryesor në nxitjen e shkencës dhe teknologjisë në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın