Politikë, Bota

Turqia dhe Franca do të vazhdojnë dialogun për çështjet e Mesdheut Lindor

Në deklaratën e Pallatit Elysee thuhet se të dy liderët kanë vendosur që këtë dialog ta vazhdojnë në nivel të presidentëve dhe ministrave

Yusuf Özcan  | 23.09.2020 - Përdıtësım : 23.09.2020
Turqia dhe Franca do të vazhdojnë dialogun për çështjet e Mesdheut Lindor

Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në bisedën e tij telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se gjithmonë është gati për dialog dhe se i jep rëndësi marrëdhënieve solide mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pallati Elysee bëri një deklaratë me shkrim rreth bisedës telefonike mes presidentëve Erdoğan dhe Macron.

Sipas deklaratës në bisedën që zgjati mbi një orë janë trajtuar çështjet e Mesdheut Lindor, Libisë dhe Sirisë, ndërsa Macron ka shprehur kënaqësinë për faktin se do të fillojnë bisedimet eksploruese mes Turqisë dhe Greqisë.

Ai ka bërë thirrje se një dialog i ngjashëm duhet të vendoset mes Turqisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore. "Presidenti Macron rikujtoi se gjithmonë është gati për dialog dhe i jep rëndësi marrëdhënieve solide mes BE-së dhe Turqisë. Kjo duhet të bazohet në një bazë të qartë dhe që respekton interesat e secilit", thuhet të ketë thënë Macron.

Presidenti francez ka bërë thirrje që "Turqia të respektojë sovranitetin e vendeve të BE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, të shmangë veprime të njëanshme të reja që do të krijojnë tensione dhe të hedhë hapa drejt ndërtimit të paqes dhe bashkëpunimit në Mesdhe".

Në deklaratën e Pallatit Elysee gjithashtu theksohet se të dy liderët kanë vendosur që këtë dialog ta vazhdojnë në nivel të presidentëve dhe ministrave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın