Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Turqia dërgon sërish vaksina kundër COVID-19 për Qipron Turke

Me vaksinat e mbërritura sot ka arritur në 140 mijë sasia e vaksinave që Turqia ka dërguar në Qipron Turke

Muhammet İkbal Arslan   | 20.04.2021
Turqia dërgon sërish vaksina kundër COVID-19 për Qipron Turke

Lefkoşa

Në kuadrin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia dërgon edhe 40 mijë doza të vaksinës Sinovac në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni ambulancë i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë që transportoi vaksinat mbërriti në aeroportin Ercan dhe vaksinat iu dorëzuan autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësore të TRNC-së.

Me vaksinat e mbërritura sot ka arritur në 140 mijë sasia e vaksinave që Turqia ka dërguar në Qipron Turke.

Kryeministri i Qipros Turke, Ersan Saner, në një postim nga llogaria në Twitter, ishte shprehur se "Luftën tonë kundër pandemisë COVID-19 e vazhdojmë në mënyrë efektive me mbështetjen e Turqisë dhe popullit tonë. Këtë natë nga mëmëdheu Turqia do të vijnë në vendin tonë edhe 40 mijë doza të vaksinës Sinovac. Falënderojmë nga zemra mëmëdheun tonë Turqinë. Ju lutem të respektoni rregullat dhe kufizimet".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın