Bota

Turqia dërgon 7 mauna me ndihma në veriperëndim të Sirisë

Ndihma, përfshirë miellin, ujin dhe ushqimin e thatë të mbledhur nga provinca të ndryshme, u soll në kufirin e rrethit Yayladağı të Hatay-it për t'u dërguar në Siri

Dilara Hamit   | 20.10.2020
Turqia dërgon 7 mauna me ndihma në veriperëndim të Sirisë

Ankara

Agjencitë turke të ndihmave kanë dërguar shtatë mauna me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz mbeten në nevojë për ndihmë për shkak të konflikteve të brendshme në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihma, përfshirë miellin, ujin dhe ushqimin e thatë të mbledhur nga provinca të ndryshme, u soll në kufirin e rrethit Yayladağı të Hatay-it për t'u dërguar në Siri.

Ndihma do të shpërndahet në mesin e familjeve që jetojnë në çadra në zonat rurale të Idlibit, një rajon i luftuar gjatë kohë.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi me forcë protestuesit prodemokratikë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın