Bota

Turqi, vazhdon operacioni "Kiran" për të pastruar terroristët e PKK-së

Çetin tha se nisur në Van, Hakkari dhe Şırnak me 129 ekipe dhe 14 batalione, operacioni "Kiran" do të vendosë përgjithmonë sigurinë e Turqisë në rajon

Erdoğan Çağatay Zontur   | 21.08.2019
Turqi, vazhdon operacioni "Kiran" për të pastruar terroristët e PKK-së ( Özkan Bilgin - Anadolu Agency )

Ankara

Shefi i xhandarmërisë në një bazë ushtarake në Van të Turqisë, Arif Çetin, ka deklaruar se operacioni ushtarak "Kiran" kundër grupit terrorist PKK në tre provinca juglindore do të vazhdojë derisa të pastrohet çdo terrorist nga zona, raporton Anadolu Agency (AA).

Çetin tha se nisur në Van, Hakkari dhe Şırnak me 129 ekipe dhe 14 batalione, operacioni "Kiran" do të vendosë përgjithmonë sigurinë e Turqisë në rajon.

Ai tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë në mënyrë të koordinuar me operacionet nën direktivën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Duke theksuar se shumica e terroristëve ishin eliminuar nga juglindja e Turqisë, Çetin tha se së shpejti të gjithë banorët do të jenë në gjendje të punojnë në fushat e tyre dhe të vazhdojnë me jetën e tyre të përditshme.

“Ne do të punojmë me forcën tonë për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë”, u shpreh ai.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın