Bota

Turqi, arrestohen 53 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Arrestimet erdhën pasi prokurorët në Ankara lëshuan urdhër arresti në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO

Faruk Zorlu   | 22.11.2019
Turqi, arrestohen 53 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Ankara

Të paktën 53 persona u arrestuan sot nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së mposhtur të grusht shtetit në vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet erdhën pasi prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër për 92 ish-personelë të Forcave Ajrore të pushuar pas grushtit të shtetit të mposhtur. Ata po hetohen për komunikim përmes telefonave me pjesëtarët e FETO-s, thuhet në një deklaratë të Zyrës së kryeprokurorit.

Operacione janë ndërmarrë në 22 provinca.

Në një zhvillim të veçantë, prokurorët në provincën veriperëndimore të Bursës lëshuan urdhër për 46 të dyshuar, përfshirë 26 ushtarë në detyrë, për pretendimet se kanë komunikuar me imamët e fshehtë të grupit. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar operacione për arrestimin e të dyshuarve.

FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes inflitrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın