Bota

Trump sërish kërcënon Iranin

"Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Asnjëherë më mos e kërcënoni SHBA-në!" ka thënë Trump

Hakan Çopur  | 20.05.2019 - Përdıtësım : 20.05.2019
Trump sërish kërcënon Iranin

Washington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka kërcënuar edhe një herë Iranin, duke thënë se nëse Teherani dëshiron luftë, atëherë ky do të jetë "fundi zyrtar i tij", transmton Anadolu Agency (AA).

"Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Asnjëherë më mos e kërcënoni SHBA-në!" ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter, në një postim që mund të shkaktojë ngritjen e sërishme të tensioneve.

Tensionet SHBA-Iran

Më 8 maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe vendeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania).

Më pas, SHBA vendosi të zbatojë sanksione ndaj Iranit, duke shënjestruar eskportet e naftës të Tehranit, kurse në muajin prill të këtij viti vendosi në "listën e organizatave të huaja terroriste" Gardën Revulucionare të Iranit.

Në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së, presidenti iranian Hassan Rouhani më 8 maj, një vit pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, njoftoi se vendi i tij ka filluar të rikthejë në zbatim një pjesë të aktiviteteve bërthamore dhe se palëve në marrëveshje u është dhënë 60 ditë afat për të marrë masa për mbrojtjen e interesave të Iranit.

SHBA, me qëllim për të ndërmarrë masa kundër kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani, pak kohë më parë ka dërguar në Gjirin Persik një Task Forcën Bombarduese të përbërë nga katër avionë bombardues B-52 me kapacitet bërthamor dhe aeroplanmbajtësen "USS Abraham Lincoln".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın