Bota

Trump vendos veto për projektligjin që ndërpret mbështetjen për sauditët në Jemen

"Ky projektligj është një përpjekje e panevojshme dhe e rrezikshme për të dobësuar autoritetin tim kushtetues. Kjo rrezikon jetën e qytetarëve amerikanë dhe personelit ushtarak", ka shpjeguar Trump

Hakan Çopur  | 17.04.2019 - Përdıtësım : 17.04.2019
Trump vendos veto për projektligjin që ndërpret mbështetjen për sauditët në Jemen Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vuri veton ndaj një projektligji i cili parashikon që SHBA të ndërpriste mbështetjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite në luftën në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë me shkrim njoftoi letrën e vetos dërguar në Senat nga Trump.

"Ky projektligj është një përpjekje e panevojshme dhe e rrezikshme për të dobësuar autoritetin tim kushtetues. Kjo rrezikon jetën e qytetarëve amerikanë dhe personelit ushtarak. Ky projektligj në të njëjtën kohë mund të dëmtojë edhe politikën e jashtme amerikane", ka shpjeguar Trump në letër arsyetimin e tij për veton.

Më tej në lidhje me arsyen pse SHBA-të ndodhet në Jemen, ai ka mbrojtur idenë e tij se ajo ndodhet në Jemen për të luftuar kundër Al-Kaedës dhe se SHBA-të nuk janë palë e armiqësive në Jemen.

Trump, pasi ka theksuar se nuk ka asnjë ushtar amerikan që të punojë me ata në nivele të ndryshëm ose brenda në koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, ai ka pretenduar se ka arsyetime të drejta që SHBA-ja mbështet Arabinë Saudite.

Projektligji që parashikon ndërprerjen e mbështetjes që SHBA-ja jep për Arabinë Saudite në Jemen u miratua me 4 prill në Dhomën e Përfaqësuesve.

Po ashtu projektligji në fjalë përveç forcave që luftojnë kundër Al-Kaedës, parashikonte tërheqjen brenda 30 ditëve e të gjithë elementeve ushtarake të SHBA-së që janë të përfshirë ose ndikojnë luftën në Jemen.

Trump, ka përdorur të drejtën e tij për veto për të dytën herë gjatë mandatit të tij, ku ai më parë ka vënë veton ndaj projektligjit që pengon ndërtimin e murit në kufirin amerikano-meksikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.