Bota

Trump u kërkon udhëheqësve pakistanezë dhe indianë të ulin tensionet

Trump tha se diskutimet e tij me kryeministrin indian dhe kryeministrin pakistanez u përqendruan në një serë temash, duke përfshirë "situatën e vështirë" në Kashmir

Michael Hernandez   | 20.08.2019
Trump u kërkon udhëheqësve pakistanezë dhe indianë të ulin tensionet

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u kërkoi liderëve të Pakistanit dhe Indisë të ulin tensionet gjatë bisedimeve të ndara telefonike në mes të tensioneve mbi rajonin Xhamu dhe Kashmir të administruara nga India, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump tha se diskutimet e tij me kryeministrin indian, Narendra Modi dhe kryeministrin pakistanez, Imran Khan, u përqendruan në një serë temash, duke përfshirë "situatën e vështirë" në Kashmir. Ai bisedat i përshkroi si "të mira".

"Fola me dy miqtë e mi të mirë, kryeministrin Modi të Indisë dhe kryeministrin Khan të Pakistanit, në lidhje me tregtinë, partneritetet strategjike dhe, më e rëndësishmja, që India dhe Pakistani të punojnë drejt reduktimit të tensioneve në Kashmir", ka shkruar Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë më herët lëshoi njoftime të ndara të bisedimeve me një gjuhë të ngjashme.

Tensionet midis Pakistanit dhe Indisë janë rritur pas heqjes së statusit të veçantë të rajonit Xhamu dhe Kashmir me shumicë muslimane nga New Delhi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.