Bota

Trump shkarkon këshilltarin për siguri kombëtare John Bolton

"Kam kundërshtuar fuqimisht disa nga sugjerimet e tij, sikurse të tjerët brenda administratës, prandaj unë kërkova nga John-i dorëheqjen e tij, të cilën ma dorëzoi këtë mëngjes", tha Trump

Washington   | 10.09.2019
Trump shkarkon këshilltarin për siguri kombëtare John Bolton

Ankara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se ka shkarkuar këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton, duke paralajmëruar emërimin e zëvendësuesit të tij për javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump shkroi në Twitter se shërbimet e Bolton-it nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë dhe se e ka informuar atë për vendimin e tij mbrëmë.

"Kam kundërshtuar fuqimisht disa nga sugjerimet e tij, sikurse të tjerët brenda administratës, prandaj unë kërkova nga John-i dorëheqjen e tij, të cilën ma dorëzoi këtë mëngjes", tha Trump.

"Falënderoi John-in shumë për shërbimet e tij. Do të emëroj një këshilltar të ri për siguri kombëtare javën e ardhshme", shtoi presidenti amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın