Bota

Trump: SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Rusinë

Trump deklaroi se shteti i tij do të tërhiqet nga “Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme” të nënshkruar me Rusinë

Dildar Baykan  | 21.10.2018 - Përdıtësım : 21.10.2018
Trump: SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Rusinë

New York

WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se shteti i tij do të tërhiqet nga “Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme” të nënshkruar me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rusia dënon vendimin e Trumpit për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore

Trump pas fjalimit të mbajtur në shtetin federal amerikan Nevada, në një prononcim për mediat foli për “Marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme” të nënshkruar mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Ai thotë se Rusia ka shkelur marrëveshjen. “E shkelte për vite të tëra dhe nuk e di pse presidenti (i mëparshëm) Barack Obama nuk e ka negociuar apo nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje", tha Trump.

Trump thotë se nuk do të lejojnë që Rusia të shkelë një marrëveshje bërthamore dhe të bëjë armë të cilat nuk lejohen nga SHBA-të.

“Ne ishim pala që mbetëm në marrëveshje dhe që e respektuam atë por Rusia për fat të keq nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe për këtë arsye do të anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”, tha ai.

Presidenti amerikan potencon se nëse Rusia dhe Kina nuk do të vijnë me një marrëveshje të re, atëherë SHBA-të do të prodhojnë armët e veta.

Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme e cila ka për qëllim mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe në Lindjen e Largët u nënshkrua në vitin 1987 në Washington mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Marrëveshja ndalon që Rusia dhe SHBA-të të blejnë, prodhojnë apo testojnë raketa me rreze 300-3400 milje që gjuhen nga toka. SHBA-të shpesh e akuzonin Rusinë për shkelje të kësaj marrëveshjeje.










Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın