Bota

Trump: Samiti i G7-tës nuk do të mbahet më në hotelin në Miami

Shtëpia e Bardhë të enjten njoftoi se Samiti i G7-tës në qërshor të vitit të ardhshëm do të mbahet në hotelin e Trumpit në Miami, duke shkaktuar reagime të shumta

Washington  | 20.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
Trump: Samiti i G7-tës nuk do të mbahet më në hotelin në Miami

Washington

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA nuk do të presë më samitin e G7-tës vitin e ardhshëm në hotelin e tij Doral në Miami pas reagimeve nga demokratët dhe opinioni, raporton Anadolu Agency (AA).

"Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë, duke shfrytëzuar Trump National Doral, në Miami, për pritjen e udhëheqësve të G7-tës", tha Trump në Twitter, duke lavdëruar madhësinë e kompleksit dhe afërsinë e tij me Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se samiti në qërshor do të mbahet në Trump National Doral, kurse Trump u kritikua menjëherë për përzierjen e biznesit të tij personal dhe çështjeve zyrtare. Vendimi u shikua si një përpjekje e presidentit për të ndikuar në qeveritë e huaja në emër të tij.

Përfaqësuesi demokrat, Jerry Nadler, kryetar i Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ai do të hetojë shembullin "më të pacipë" se si Trump shkel klauzolën e kushtetutës së vendit, e cila ndalon zyrtarët e shtetit amerikan të nxjerrin përfitime të caktuara ekonomike.

Qendra e Përgjegjësisë së Kushtetutës, një grup mbikëqyrës i etikës, akuzoi Trumpin për "tallje me Kushtetutën" duke e trajtuar samitin si një reklamë për bizneset e tij.

"Unë njoftova se do të isha i gatshëm ta bëja atë pa asnjë përfitim ose, po të ishte e lejuar me ligj, me 'zero shpenzime' për SHBA-në. Por, si zakonisht, mediat armiqësore dhe partnerët e tyre demokratë u çmendën", tha Trump.

"Do të fillojmë kërkimin e ndonjë vendi tjetër, përfshirë mundësinë për Kampin David", shtoi presidenti amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın