Bota

Trump për vizitë në Indi: SHBA bashkëpunon me Pakistanin kundër terrorizmit

Trump u adresua në tubimin prej mbi 100.000 personave në stadiumin në Ahmedabad, kryeqytetin e krahinës Gujarat

Sorvar Alam  | 24.02.2020 - Përdıtësım : 25.02.2020
Trump për vizitë në Indi: SHBA bashkëpunon me Pakistanin kundër terrorizmit

New Delhi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi se administrata e tij në mënyrë "shumë pozitive" bashkëpunon me autoritetet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump u adresua në tubimin prej mbi 100.000 personave në stadiumin në Ahmedabad, kryeqytetin e krahinës Gujarat.

"SHBA-të dhe India janë të vendosura në luftën kundër terroristëve dhe ideologjisë së tyre. Andaj administrata ime që nga fillimi shumë pozitive bashkëpunon edhe me Pakistanin me qëllim që të shkatërrojmë organizatat terroriste në kufi", tha Trump.

"Marrëdhëniet me Pakistanin janë marrëdhënie shumë të mira", nënvizoi ai.

"Falë këtyre përpjekjeve, kemi filluar të shohim përparim me Pakistanin. Jemi shpresëdhënës për uljen e tensioneve dhe stabilitet më të madh për të ardhmen me harmoni, për të gjithë kombet e Azisë Jugore" u tha ai turmës, menjëherë pas mbërritjes në Indi.

Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump, vajzën Ivanka Trump dhe dhëndrin Jared Kushner arritën sot në qytetin indian Ahmedabad në takimin e tyre të parë për një vizite zyrtare dy ditore. Ata u mirëpritën nga kryeministri i Indisë, Narendra Modi, pasi të dy drejtuesit mbajtën fjalime në stadium.

Presidenti amerikan po ashtu theksoi marrëdhëniet "e përhershme" midis Washingtonit dhe New Delhit, pasi theksoi bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

"Derisa ne vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë mbrojtës, Shtetet e Bashkuara shpresojnë të sigurojnë Indinë me disa nga pajisjet më të mira dhe më të frikshme ushtarake në planet", u shpreh ai.

Ai po ashtu theksoi se të martën do të nënshkruajnë "marrëveshje për shitjen" e pajisjeve mbrojtëse Indisë prej mbi 3 miliard dollarë.

Duke paralajmëruar edhe vazhdimin e negociatave për forcimin e shkëmbimit tregtar dhe rritjen e investimeve, Trump tha se kryeministri indian Modi është negociues i vështirë.

Trump dhe Melania vizituan Sabarmati Asham, rezidencën ku Mahatma Gandhi jetoi për 18 vjet.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.