Bota

Trump nominon Dan Brouillette si sekretar i ri i Energjisë

Trump falënderoi sekretarin aktual Rick Perry-n "për punën e jashtëzakonshme"

Servet Günerigök  | 19.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
Trump nominon Dan Brouillette si sekretar i ri i Energjisë

Washington

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nomonioi zëvendëssekretarin Dan Brouillette për të marrë detyrën e shefit të ri të Departamentit të Energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të enjten, ai tha se sekretari aktual i Energjisë Rick Perry do të tërhiqet deri në fund të vitit.

"Jam i kënaqur të nominoj zëvendëssekretarin Dan Brouillette për detyrën e sekretarin të ri të Energjisë", shkroi Trump në Twitter.

"Përvoja e Dan-it në sektor është e pashembullt. Një profesionist i përkryer. Nuk kam dyshim se Dan do të bëjë një punë të shkëlqyeshme", shtoi presidenti amerikan.

Trump falënderoi Perry-n "për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë" dhe tha se ai u tërhoq nga detyra për të "ndjekur interesa të tjera".

Më 10 tetor, Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët e SHBA-së akuzuan Perry-n për dokumente që lidhen me kontaktet e administratës Trump me Ukrainën, si pjesë iniciativës për impiçment nda presidentit amerikan.

Brouillette do të duhet të miratohet nga Senati për të marrë postin e ri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın