Bota

Trump njoftoi tërheqjen e 50 trupave amerikanë nga Siria veriore

Duke kritikuar vendet evropiane, Trump tha se Turqia do të jetë përgjegjëse për të gjithë luftëtarët e DEASH-it të kapur në zonën të cilët “Evropa refuzoi t'i kthejë”

Beyza Binnur Dönmez,Vakkas Doğantekin   | 09.10.2019
Trump njoftoi tërheqjen e 50 trupave amerikanë nga Siria veriore

Ankara

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bëri të ditur se Washingtoni ka zhvendosur 50 trupat e saj nga zonat në Siri që do të përballen me operacionin e planifikuar turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Luftimi midis grupeve të ndryshme që ka vazhduar për qindra vjet. SHBA nuk duhej të ishte kurrë në Lindjen e Mesme”, tha Trump në Twitter dhe shtoi: “I zhvendosëm 50 trupat tanë jashtë”.

Duke kritikuar vendet evropiane, Trump tha se Turqia do të jetë përgjegjëse për të gjithë luftëtarët e DEASH-it të kapur në zonën të cilët “Evropa refuzoi t'i kthejë”.

“Luftërat e kota që nuk marrin fund, për ne, po mbarojnë”, tha Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın