Bota

Trump ndërmerr hap kundrejt Koresë së Veriut

"Po lejoj Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake shumë të sofistikuara nga SHBA-të", është shprehur Trump në llogarinë e tij në Twitter

Zehra Ulucak   | 05.09.2017
Trump ndërmerr hap kundrejt Koresë së Veriut

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donlad Trump, ka bërë të ditur se ka dhënë pëlqimin që Koreja e Jugut dhe Japonia të blejnë nga SHBA-të pajisje të sofistikuara ushtarake në sasi të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Po lejoj Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake shumë të sofistikuara nga SHBA-të", është shprehur Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Në një deklaratë më herët nga Shtëpia e Bardhë thuhej se Trump ka zhvilluar bisedë me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me provën e bombës hidrogjenike më 3 shtator nga Koreja e Veriut dhe se liderët kanë qëndrim të përbashkët kundër rrezikut që kanoset nga Koreja e Veriut.

Në deklaratë po ashtu u theksua se në bisedën me Moon, Trump ka miratuar në parim heqjen e kufizimit të kapacitetit të raketave të Koresë së Jugut dhe shitjen e armëve të reja në vlerë prej miliarda dollarëve këtij shteti. 

"Dy liderët kanë rënë dakord të rritet presioni mbi Korenë e Veriut duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion", thuhej në deklaratë. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın