Bota

Trump: Mund të them se Irani dëshiron të takohet me ne

Lidhur me ndonjë takim me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, Trump tha se "Mund t'iu them se Irani dëshiron të zhvillojë takime me ne"

Dildar Baykan  | 13.09.2019 - Përdıtësım : 14.09.2019
Trump: Mund të them se Irani dëshiron të takohet me ne Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se "Mund të them se Irani dëshiron të takohet me ne", transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë lidhur me ndonjë takim me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani tha se "Mund t'iu them se Irani dëshiron të zhvillojë takime me ne".

Ndërsa në një pyetje tjetër, Trump tha se nuk mendojnë që të vendosin Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo në postin e Këshillitarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas shkarkimit të John Bolton-it.

Trump thekson se janë 15 kandidatë për postin e Bolton-it ndërkohë që në deklaratën e djeshme tha se po shqyrton 5 kandidatë për këtë post.

Përgjigje ndaj pretendimeve se Izraeli ka bërë spiunazh

Duke mbrojtur idenë e tij se detyra e Këshillitarit të Sigurisë Kombëtare është një punë e lehtë, Trump tha: "A e dini pse është e lehtë kjo punë? Sepse të gjitha vendimet i marr unë dhe nuk ka nevojë që ju të punoni".

Lidhur me pretendimet se Izraeli në dy vitet e fudit ka vendosur përreth Shtëpisë së Bardhë dhe institucioneve kritike në Washington pajisje të inteligjencës për të përgjuar atë dhe ekipin e tij, Trump tha se "Nuk besoj se kjo është e vërtetë, por çdo gjë është e mundur".

Presidenti amerikan ka dhënë sinjalin se është i hapur për të realizuar sërish takime me Korenë e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın