Bota

Trump: Me Britaninë do të bëjmë një marrëveshje shumë më të madhe

"Me Britaninë do të bëjmë një marrëveshje shumë më të madhe se ajo aktuale", tha presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Tayfun Salcı   | 25.08.2019
Trump: Me Britaninë do të bëjmë një marrëveshje shumë më të madhe

Londër

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se "Kur Britania të shpëtojë nga spiranca në nyjen e këmbës do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe me këtë vend", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media pas takimit të mëngjesit të zhvilluar me kryeministrin britanik Boris Johnson, në kuadër të samitit G7 në qytetin Biarritz të Francës, Trump tha se "Me Britaninë do të bëjmë një marrëveshje shumë më të madhe se ajo aktuale".

Lidhur me marrëveshjen duke vënë në dukje kohën kur Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian (BE), Trump tha se "Në një pikë tashmë nuk do të ketë më pengesë para tyre, nuk do të ketë spirancë në nyjet e këmbëve sepse aktualisht janë këto (spirancat)".

"SHBA duhet të bëjë tolerime"

Sipas lajmit të britanikes BBC, edhe kryeministri britanik Johnson ka dhënë deklarata para takimit me Trumpin.

Sipas lajmit duke bërë të ditur se në "tregun amerikan ka mundësi të mëdha" për Britaninë, Johnson ka thënë se "Kemi për qëllim t'i përdorim këto mundësi, por miqtë tanë amerikanë duhet të bëjnë tolerime dhe duhet të hapin pikëpamjen e tyre sepse aktualisht ka shumë kufizime".

Pasi ka mbrojtur idenë e tij që me një marrëveshje që do të arrihet pas Brexit-it mund të rritet 5 herë më shumë tregtia mes dy vendeve, Johnson nuk ka dhënë detaje se si do të realizohet kjo.

Johnson i cili muajin e kaluar mori detyrën nga Theresa May, muajin e fundit ka zhvilluar biseda telefonike pothuajse të paktën një herë në javë me Trumpin ndërsa takimi në G7 është takimi i parë ku Johnson takohet për herë të parë si kryeministër në mënyrë të drejtpërdrejt me presidentin amerikan Trump.

Trump shpeshherë përsërit publikisht mbështetjen e tij për qëndrimin e ashpër të kryeministrit britanik Johnson kundër Brexit-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın