Bota

Trump: Irani planifikon të sulmojë trupat amerikane në Irak

"Nëse kjo ndodh, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, me të vërtetë", paralajmëroi Trump

Beyza Binnur Dönmez  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Trump: Irani planifikon të sulmojë trupat amerikane në Irak

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani po planifikon të sulmojë trupat amerikane në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në bazë të informacioneve dhe asaj që besojmë, Irani ose zgjatimet e tij po planifikojnë një sulm të poshtër mbi trupat e SHBA-së dhe/ose asetet në Irak", tha Trump në Twitter.

"Nëse kjo ndodh, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, me të vërtetë", paralajmëroi Trump.

Tensionet u përshkallëzuan tutje midis SHBA-së dhe Iranit pasi kampi Taji, ku gjenden trupat e koalicionit anti-Daesh dhe personeli i Misionit të NATO-s në Irak, ishte cak i një sulmi me raketa më 11 mars, nga i cili jetë humbën dy ushtarë amerikanë dhe një britanik, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.

Si përgjigje, SHBA sulmoi pikat ku gjenden depot e armëve të milicisë pro-iraniane Kataib Hezbollah.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın