Bota

Trump i ofron mikut të tij Netanyahut lavanderi falas në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtarët amerikanë ankohen se Netanyahu sjell çanta dhe valixhe plot me rroba të ndyra për shërbimin falas të lavanderisë në Shtëpinë e Bardhë

Mahmoud Mohamed Barakat   | 25.09.2020
Trump i ofron mikut të tij Netanyahut lavanderi falas në Shtëpinë e Bardhë

New York

I ndjekur nga akuzat për korrupsion në vend dhe zemërimi i palestinezëve për abuzim prej kohësh, Benjamin Netanyahu, si shumë studentë kolegji, duket se ka gjetur një strehë të sigurtë për të gjitha lavanderitë e tij të ndyra, domethënë Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi mori një leje falas për shkeljen e rezolutave të OKB-së nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kryeministri i Izraelit, Netanyahu gjithashtu përdor gjerësisht shërbimin e lavanderisë falas në Shtëpinë e Bardhë, thonë zyrtarë të paemëruar nga Washingtoni.

Këta zyrtarë të paemër u ankuan se 70-vjeçari sjell valixhe të shumta plot me rroba të ndyra për larje falas sa herë që viziton Shtëpinë e Bardhë, raporton "The Washington Post".

Sipas burimit, këto rroba lahen falas, një përfitim special i disponueshëm për të gjithë udhëheqësit e huaj vizitorë, të cilën Netanyahu e ka parë të përshtatshme që ta shfrytëzojë, apo siç thon disa - abuzim.

Netanyahu dhe gruaja e tij "janë të vetmit që sjellin valixhe me rroba të ndyra që ne të pastrojmë", tha zyrtari anonim amerikan.

"Pas udhëtimeve të shumta u bë e qartë se kjo ishte e qëllimshme".

Zyrtarët izraelitë i mohuan akuzat si "absurde", por pranuan se ai ka hyrë në ujë të nxehtë mbi lavanderi në të kaluarën, sipas "The Washington Post".

Në vitin 2016, Netanyahu ngriti një sfidë ligjore për të parandaluar izraelitët të shohin lavanderitë e tij të ndyra që do të thotë publikimin e faturave të tij të pastrimit të rrobave nën ligjin e lirisë së informacionit.

Më serioze, Netanyahu u akuzua nëntorin e kaluar për gjoja marrjen e dhuratave nga miqtë e pasur dhe akuzat që ai u ofroi manjatëve të medias pushime si shpërblim për shkak të raportimit pozitiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın