Bota

Trump fton kryeministrin izraelit në një takim në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”

Zyra e Netanyahut tha se të dy liderët biseduan në telefon dhe theksuan “rëndësinë dhe detyrimin e çarmatosjes së Hamasit, çmilitarizimin e Rripit të Gazës, si dhe zgjerimin e marrëveshjes së paqes”

Rania R.a. Abushamala  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Trump fton kryeministrin izraelit në një takim në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”

Stamboll

Zyra e kryeministrit izraelit ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një takim në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”, transmeton Anadolu.

Zyra e Netanyahut tha se të dy liderët biseduan në telefon dhe theksuan “rëndësinë dhe detyrimin e çarmatosjes së Hamasit, çmilitarizimin e Rripit të Gazës, si dhe zgjerimin e marrëveshjes së paqes”.

Sipas zyrës së kryeministrit, Trump e ftoi Netanyahun në një takim në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”, pa dhënë një datë specifike.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga Shtëpia e Bardhë.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se telefonata u zhvillua mes përpjekjeve të SHBA-së për të lehtësuar tensionet midis Izraelit dhe Rusisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.