Bota

Trump do të presë kryeministrin izraelit për vizitë dy-ditore në Shtëpinë e Bardhë

Takimet do të fillojnë më 25 mars dhe udhëheqësit e të dy vendeve do të diskutojnë “interesat dhe veprimet e përbashkëta të vendeve të tyre në Lindjen e Mesme”

Michael Hernandez  | 20.03.2019 - Përdıtësım : 20.03.2019
Trump do të presë kryeministrin izraelit për vizitë dy-ditore në Shtëpinë e Bardhë Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e ardhshme do të presë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për bisedime dy-ditore në Shtëpinë e Bardhë, para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, takimet do të fillojnë më 25 mars dhe udhëheqësit e të dy vendeve do të diskutojnë “interesat dhe veprimet e përbashkëta të vendeve të tyre në Lindjen e Mesme”.

Vizita vjen para zgjedhjeve mbarëkombëtare të 9 prillit, të cilat janë kritike për të mbajtur në pushtet Netanyahu-n.

Netanyahu është duke u përballur me një padi për korrupsion, pas një hetimi prej një viti që përfshin tre raste të ndryshme.

Po ashtu, Netanyahu ka nxitur polemika për formimin e një aleance elektorale midis bllokut qeverisës të partisë së tij “Likud” dhe partisë së ekstremit të djathtë "Otzma Yehudit" (Fuqia Hebreje).

Zgjedhjet elektorale të Netanyahu-t provokuan një kritikë jashtëzakonisht të rrallë nga grupi lobues pro-izraelit AIPAC, duke e quajtur partinë Otzma Yehudit raciste dhe duke kaluar mbështetjen pas një deklarate mbi politikën e brendshme izraelite nga Komiteti Amerikan Hebraik.

“Pikëpamjet e Otzma Yehudit janë të dënueshme. Ato nuk reflektojnë vlerat thelbësore që janë themeli i shtetit të Izraelit, por partia mund të fitoj mjaft vota për të hyrë në Knesset-in e ardhshëm dhe potencialisht të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës”, tha Komiteti Amerikan Hebraik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.