Bota, Koronavirusi

Trump dhe Conte bisedë telefonike, në fokus pandemia COVID-19

Trump, në bisedë ka përsëritur përkushtimin e SHBA-ve për të punuar me Italinë dhe aleatët tjerë evropianë për parandalimin e virusit dhe marrjen e ndihmës mjekësore të personave me nevojë

Dildar Baykan   | 31.03.2020
Trump dhe Conte bisedë telefonike, në fokus pandemia COVID-19

Washington

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, një ndër vendet më të prekura nga pandemia globale e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Trump ka shprehur ngushëllimet Conte-s për jetët e humbura në Itali.

Trump, në bisedë ka përsëritur përkushtimin e SHBA-ve për të punuar me Italinë dhe aleatët tjerë evropianë për parandalimin e virusit dhe marrjen e ndihmës mjekësore të personave me nevojë.

Presidenti amerikan dhe Conte, sipas njoftimit, kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e afërm të G-7 dhe G-20 për marrjen nën kontroll të pandemisë dhe ringjalljen e ekonomisë globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın