Bota

Trump: Deri në prill do të kemi mjaftueshëm vaksina për çdo amerikan

Trump tha se vendi i tij, me mbështetjen e ushtrisë do të bëjë një punë shumë të mirë në luftën kundër COVID-19. Ai tha se koronavirusi do të mposhtet sikur DEASH-i

Dildar Baykan  | 19.09.2020 - Përdıtësım : 19.09.2020
Trump: Deri në prill do të kemi mjaftueshëm vaksina për çdo amerikan

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se pret që vendi deri në prill të ketë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit (COVID-19) për çdo amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se ata po bëjnë përparim të shpejtë në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

"Vaksina e aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të jetë e gatshme për shpërndarje brenda 24 orësh. Ushtria jonë do të shpërndajë një numër të madh vaksinash ku është e nevojshme. Para fundit të këtij viti, ne do të kemi të paktën 100 milionë doza të vaksinës, mbase më shumë. Çdo muaj do të prodhohen 100 milionë doza dhe ne presim që të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan deri në prill", tha Trump.

Ai theksoi se do të mposhtë COVID-19 me mbështetjen logjistike të ushtrisë në një periudhë të shkurtër kohore.

"Ne do të bëjmë një punë shumë të mirë me ushtrinë tonë në luftën kundër COVID-19, ashtu siç mposhtëm DEASH-in", tha Trump.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın