Hasan Esen
17 Janar 2018•Përditësim: 17 Janar 2018
SAN BARTOLOME DE PINARES (AA) – Në qytezën San Bartolome të qytetit Avlia në veriperëndim të Madridit në Spanjë u mbajt manifestimi i kërcimit të kuajve përmes zjarrit, traditë kjo pesë shekullore spanjolle e quajtur “Las Luminarias” (Kandilat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Manifestimi “Dita e Shën Antonit" i cili mbahet në kujtim të shenjtorit mbrojtës të kafshëve shtëpiake, filloi në mbrëmje me një shëtitje të vogël në rrugët e qytetit.
Pas errësimit, afro 600 persona ndezën afër 10 zjarre në qytezën ku jetojnë. Las Luminarias, në zjarret e të cilës shpesh hedhen degë për t'i mbajtur të ndezur, vazhdoi me "bekimin" e kuajve nga prifti i qytezës.
Më pas me dhjetëra kuaj, në periudha të caktuara kaluan mbi zjarrin e ndezur.
Manifestimi, i cili rrënjët i ka që në kohën kur tymi përdorej për pastrim gjatë luftimit të murtajës, u ndoq me interes nga qindra njerëz të cilët kishin ardhur nga qytetet dhe qytezat përreth,
Fama i rritet me shpejtësi
Manifestimi në fjalë, gjatë të cilit besohet se kuajt pastrohen duke kërcyer mbi zjarr dhe se do të jenë nën mbrojtje vitet e ardhshme, shkakton reagimin e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve. Duke thënë se kafshët dëmtohen, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve kërkojnë pezullimin e Las Luminarias, megjithatë manifestimi po bëhet i famshëm në tërë botën çdo vit e më shumë.
Një kalorës, i cili ka ardhur nga një qytet tjetër për të marrë pjesë në eveniment, tha: “Padyshim që nuk dëmtohen. Zaten kali është një kafshë e mençur, nuk mund ta detyrosh asnjëherë. Meqë atë e bën me vetëdije, nuk e dëmton as veten".
Një banor i qytezës tha se Las Luminarias e ndjek që nga fëmijëria e deri më tani.
Një banor tjetër i lindur dhe rritur në San Bartolome de Pinares, tha: “Me kohë janë ndryshuar shumë gjëra. Në krye, vini ju, do të thotë mediat. Më parë nuk vinin as mediat e as njerëz jashtë qytezës. Ishte një manifestim i veçantë për këtë vend. Tani njihet në tërë botën".
Një i ri i cili për të përcjellë manifestimin kishte ardhur nga një qytezë tjetër tha se po kalon shumë mirë dhe se argëtimi vazhdon pas "bekimit" të kuajve.