Bota

Terroristët e Boko Haram-it rrëzojnë një helikopter në Nigeri, 5 të vdekur

Sipas raportimeve lokale, pjesëtarët e grupit terrorist Boko Haram rrëzuan një helikopter në rajonin Bama të shtetit Borno, ku humbën jetën 5 civilë

Ali Murat Alhas  | 18.11.2020 - Përdıtësım : 19.11.2020
Terroristët e Boko Haram-it rrëzojnë një helikopter në Nigeri, 5 të vdekur

Abuja

Disa persona thuhet se kanë humbur jetën sot në verilindje të Nigerisë kur terroristët e Boko Haram-it shënjestruan një helikopter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve lokale, pjesëtarët e grupit terrorist Boko Haram rrëzuan një helikopter në rajonin Bama të shtetit Borno, ku humbën jetën 5 civilë.

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në verilindje të Nigerisë, por më vonë përhapi dhunën në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke nxitur një përgjigje ushtarake.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë dhe pothuajse 3 milionë janë zhvendosur në dekadën e dhunës së Boko Haram-it në Nigeri.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, dhuna nga Boko Haram ka prekur 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2.6 milionë të tjerë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın