Bota

Terroristët e PKK-së i vënë flakën një shtëpie civile në Irakun verior

Anëtarët e grupit terrorist PKK fillimisht kërkuan të hynin në shtëpinë e një fshatari në rrethin Akre të provincës Duhok

Bekir Aydoğan   | 10.06.2021
Terroristët e PKK-së i vënë flakën një shtëpie civile në Irakun verior

Arbil

Terroristët e PKK-së kanë djegur një shtëpi civile në Irakun verior, njoftuan mediumet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e grupit terrorist PKK fillimisht kërkuan të hynin në shtëpinë e një fshatari në rrethin Akre të provincës Duhok, sipas raportimeve të mediumeve lokale.

Civili, i cili nuk i lejoi terroristët të hynin në shtëpinë e tij, u detyrua të ikë në rezidencën e një të afërmi për sigurinë e tij.

Kur terroristët u kthyen, ata i vunë flakën shtëpisë së tij.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın