Bota

Temperaturat e larta ekstreme shkaktojnë pasoja negative në shtetet perëndimore të SHBA-së

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), i cili publikon parashikime ditore të motit, temperatura në Dead Valley (Lugina e Vdekur) të Kalifornisë, pika më e nxehtë në botë, ka shkuar në mbi 51 gradë

Mücahit Oktay  | 18.06.2021 - Përdıtësım : 21.06.2021
Temperaturat e larta ekstreme shkaktojnë pasoja negative në shtetet perëndimore të SHBA-së

New York

Rritja e temperaturës që ka prekur shtetet perëndimore të SHBA-së, pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), i cili publikon parashikime ditore të motit, temperatura në Dead Valley (Lugina e Vdekur) të Kalifornisë, pika më e nxehtë në botë, ka shkuar në mbi 51 gradë.

Sipas një tjetër vëzhguesi të motit, AccuWeather, temperatura në Dead Valley u rrit në mbi 54 gradë. Temperatura më e lartë në historinë e rajonit u regjistrua midis 56 dhe 57 gradë celsius në vitin 1913.

Përveç Kalifornisë, temperaturat arritën nivele rekorde edhe në Arizona dhe shtetet përreth si Utah, Montana dhe Idaho, ndërsa parashihet që i nxehti të qëndrojë në nivele të rrezikshme gjatë fundjavës.

Në një artikull të gazetës New York Times për nxehtësinë e skajshme në pjesën perëndimore të vendit, fakti që termometrat treguan temperatura historike para sezonit të verës i atribuohej ndryshimit të klimës së shkaktuar nga ngrohja globale.

“Ngrohja globale ka nxitur katastrofa në rajon për vite me radhë. Tani, një valë e hershme e nxehtësisë dhe thatësira e rëndë po kërcënojnë jetën dhe krijojnë një rrezik të mungesës së ujit”, shkroi gazeta.

Në artikull thuhet se zjarre pyjore janë regjistruar në disa vende në Arizona, Montana dhe Utah dhe se kompanitë e energjisë elektrike në Teksas u kanë kërkuar klientëve të tyre të fikin kondicionerët për të parandaluar ndërprerjet e mundshme.

Gazeta tha se nxehtësia ka ndikuar negativisht edhe në bujqësi dhe blegtori, duke theksuar se shumë fermerë janë detyruar t’i sheshin kafshët e tyre më herët, kurse disa të tjerë kanë lënë pjesën më të madhe të tokave të tyre të djerra si rezultat i zvogëlimit të burimeve të nevojshme ujore.

Mike Wade, drejtori ekzekutiv i Koalicionit të Ujit të Fermave në Kaliforni, tha se privimi i fermave nga përdorimi i duhur i ujit mund të çojë në probleme të furnizimit dhe çmime më të larta për produktet.

Shteti i Kalifornisë siguron dy të tretat e nevojës për fruta të Shteteve të Bashkuara dhe një të tretën e perimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın