Sulmet ajrore amerikano-izraelite shënjestruan disa lokacione në Teheran, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad dhe Universitetin “Shahid Beheshti”, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian, transmeton Anadolu.
Sipas medias shtetërore, sulmet shkaktuan dëme në Universitetin “Shahid Beheshti” në zonën Velenjak, në veriperëndim të Teheranit ndërsa edhe Aeroporti Ndërkombëtar Mehrabad në perëndim të qytetit u godit.
Nuk kishte menjëherë informacion për viktima të mundshme apo për shkallën e dëmeve.