Bota

Televizioni iranian shtrembëron kundër operacionit "Burimi i Paqes"

Gazetari i AA-së që ndodhet në rajon ka kapur momentet në të cilat Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) u ndihmon civilëve që janë plagosur si pasojë e shpërthimit të minës së vendosur nga YPG/PKK në qytetin Tal Abyad

Enes Canlı  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 22.10.2019
Televizioni iranian shtrembëron kundër operacionit "Burimi i Paqes"

Ankara

Kanali televiziv shtetëror i Iranit që transmeton në gjuhën spanjolle, HISPAN, u përpoq të shtrembërojë kundër operacionit "Burimi i Paqes", fotografinë e civilëve që ikin nga mina e vendosur në qytetin Tal Abyad nga terroristët e YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

"Sulmi i ushtrisë turke në veri të Sirisë rrezikoi jetën e civilëve", shkroi kanali HISPAN nga rrjeti social në gjuhën spanjolle.

Por, gazetari i AA-së që ndodhet në rajon ka kapur momentet në të cilat Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) u ndihmon civilëve që janë plagosur si pasojë e shpërthimit të minës së vendosur nga YPG/PKK në qytetin Tal Abyad.

Më 9 nëntor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga verilindje e Sirisë, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 janar, Turqia u pajtua të pauzojë operacionin për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.