Bota, Kulturë

Teatri i maceve në Moskë tërheq publikun për tre dekada

"Macet nuk bëjnë asgjë nën presion, por ekziston mundësia të arrihet pajtim me to duke patur parasysh aftësitë dhe nevojat e tyre natyrore", ka thënë Dmitry Kuklachev, zv/drejtor i teatrit

Elena Teslova   | 22.09.2019
Teatri i maceve në Moskë tërheq publikun për tre dekada ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )

Moskë

Teatri i maceve në Moskë është vendi unikal në botë ku për tre dekada jepen shfaqje teatrale në të cilat aktrojnë macet.

Ansambli i maceve në Teatrin e Moskës shfaqë performansa interesante në biçikletë, tel dhe rekuizita të tjera akrobatike ndërsa yjet më të mëdha të maceve-artiste gëzojnë akomodim luksoz dhe kanë trajtim të posaçëm.

"Macet nuk bëjnë asgjë nën presion, por ekziston mundësia të arrihet pajtim me to duke patur parasysh aftësitë dhe nevojat e tyre natyrore. Është e pamundur që prapa skenës të ndëshkosh macen dhe pastaj të presësh paraqitjen e saj në skenë. Kjo nuk shkon kështu me macet", ka thënë Dmitry Kuklachev, zëvendësdrejtor i teatrit.

Tetari i maceve u themelua në vitin 1990 nga Yuriy Kuklachev me qëllim që karrierën e tij të klounit të cirkut ta bëjë më atraktive dhe unikale. Në këtë projekt e ndihmon i biri i tij Dmitry i cili posedon talent të mahnitshëm artistik.

Dmitry në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se në teatër jetojnë rreth 200 mace të cilat aktrojnë në 12 shfaqe ndërsa aty janë edhe 30 mace të cilat tani janë në pension.

"Publikut i ofrojmë 12 shfaqje. Këtë e them me krenari, sepse në krahasim me shfaqjet teatrale, neve na nevojitet më shumë kohë, rreth 5 vite, për të përgatitur një shfaqje të re", ka thënë Dmitry.

Ai shtoi se shfaqjeve u paraprinë procesi i mundimshëm i përzgjedhjes dhe më pas trajnimi i maceve për t'i përgatitur ato të jenë të gatshme të dalin në skenë.

"Macet duhet të zotërojë talente të ndryshme, duhet të jenë lozonjare, kurioze dhe të lirshme. Si i vërejmë këto tek macet?, Pra, thjeshtë ajo duhet të jetë kurioze dhe të eksplorojë të gjitha detajet në hapësirën e re. Nëse e bën këtë, kjo është shenja e parë e dhuntisë artisike. Pasi të konstatojmë praninë e talentit më pas pasojnë ekzaminimet psiko-fizike të shëndetit të maces", sqaroi Dmitry.

Në mesin e aktoreve më të njohura të Teatrit të Maceve në Moskë është maçoku Boris, i cili luan në reklamat për ushqimet e maceve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın