Riyaz ul Khaliq
27 Shkurt 2019•Përditësim: 28 Shkurt 2019
Duke shprehur shqetësimin për tensionet në rritje midis Indisë dhe Pakistanit, talebanët afganë thanë se përleshjet mes këtyre vendeve do të dëmtonin procesin e paqes në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata talebane erdhi pasi përfaqësuesit e saj negociuan një marrëveshje paqeje me zyrtarët e SHBA-ve në kryeqytetin e Katarit në Doha për t'i dhënë fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan.
"Vazhdimi i një konflikti të tillë do të ndikojë në procesin e paqes në Afganistan", tha në deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid. Ai shtoi se India duhet të pushojë "çdo dhunë tjetër në Pakistan".
India njoftoi të martën se forcat e saj ajrore kanë shkatërruar një kamp të grupit militant Xhejsh-i Muhammed brenda Pakistanit ndërsa sot Pakistani tha se ka rrëzuar dy avionë luftarakë të Indisë dhe ka arrestuar dy pilotë indianë.