Bota

Tajvan, 9 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri në një ndërtesë

Zjarri që përfshiu një rrokaqiell 13-katësh në Tajvan ka marrë të paktën 9 jetë njerëzish

Büşra Selvi Öğütcen   | 14.10.2021
Tajvan, 9 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri në një ndërtesë

Ankara

Zjarri që shpërtheu dhe më pas përfshiu një ndërtesë banimi 13-katëshe në Tajvan ka marrë të paktën 9 jetë njerëzish dhe la të plagosur 44 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa 13-katëshe u dogj rreth orës 3 të mëngjesit, thanë zyrtarët e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung.

Zjarrfikësit vazhduan me përpjekjet e kërkim-shpëtimit deri në orët e pasdites.

Zjarri ishte "jashtëzakonisht i egër" dhe shkatërroi shumë kate të ndërtesës, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i zjarrfikësve.

Zjarrfikësit nuk janë të sigurt për burimin e zjarrit, por vunë re se flakët ishin më intensive aty ku ishte grumbulluar shumë rrëmujë.

Dëshmitarët okularë u thanë mediave lokale se kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 të mëngjesit.

Ndërtesa është e vjetër rreth 40 vite me dyqane në nivelet më të ulëta dhe apartamente sipër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın